TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shtator 2023, 10:24

Ngushtohet 'laku' për Gërdecin, SPAK kërkon të merret në pyetje edhe Shkëlzen Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Ngushtohet 'laku' për Gërdecin, SPAK kërkon të

Mes dëshmitarëve që do të pyeten janë edhe djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha si dhe ish ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi.

Sot është duke u zhvilluar gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit. SPAK ka kërkuar të pyeten 71 dëshmitarë ndërkohë që më herët Mediu ka kërkuar 90.

Mes dëshmitarëve që do të pyeten janë edhe djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha si dhe ish ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi.

Seanca e radhës do të mbahet më 29 shtator, ora 14:30.

Kujtojmë se më herët këtë muaj GJKKO vendosi të miratonte kërkesën e ish-ministrit Mediu për vijimin e procesit me procedurë të zakonshme, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar.

Ngjarja që lidh Aldo Bumçin me Shkëlzen Berishën, është një faks në të cilin është përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të së cilës nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës. Kjo është dëshmia që tregon se kush interesohej për atë biznes.

Dëshmia mbështet nga ish- sekretarja e Aldo Bumçit dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë e më pas Aldo ka percjellë porosinë për tek zyra private e Shkëlzenit brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Faksi është sekuestruar nga Prokuroria në materialet e gjetura pas tragjedisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit

Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse.

Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Ndërsa vijon gjyqi ndaj Fatmir Mediut, aktualisht kryetari i Partisë Republikane dhe deputet në Parlament.  

gerdeci fatmir mediu spak shkelzen berisha

Lini një Përgjigje