TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shtator 2023, 08:24

Plagosja e efektivit në Tiranë, Artan Hoxha: Ku çaloi policia

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja e efektivit në Tiranë, Artan Hoxha: Ku çaloi policia
Artan Hoxha

Policia e Tiranës ka vënë dje në pranga 42-vjeçarin Klered Bozhanaj, i dyshuar për plagosjen e efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Alleshi.

Sipas informacioneve zyrtare, kapja e tij u bë pas kërkimeve intensive që prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa është sekuestruar edhe arma me të cilin u qëllua punonjësi i policisë.

Gazetari Artan Hoxha ngriti pikëpyetje mbi profesionalizmin e policisë për rastin në fjalë.

“Edlir Alleshi është jashtë rrezikut për jetën. Pas 24 orësh, autori u kap në shtëpinë e tij me shapka me gisht. Ta kërkosh cep më cep e ta gjesh në shtëpinë e vet. Një njeri i vetmuar që ka ardhur në gusht nga Italia kapet në momentin që kthehet në banesë. Armën e ka me vete. Ka një dozë kanabisi. Mbetet për t’u zbardhur, çfarë ka çaluar në punën e policisë."-tha Hoxha.

 

Lini një Përgjigje