
Edvin Kulluri, sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në PD-në e vulës, deri pak vite më parë ishte një kritik i ashpër i drejtimit të selisë blu nga Lulzim Basha. Por ai tashmë është kthyer në PD. Në një intervistë për “Të Pa ekspozuarit”, ai tregon pse vendosi që të ribashkohej me Bashën. Kulluri u shpreh se ky ishte një akt politik.
Debati në studio:
Ylli Rakipi: E keni kritikuar Bashën, madje keni thënë se PD është sekt personal i Bashës, apo se merr para pallatesh. Pse vendosët që të bashkoheshit me të?
Edvin Kulluri: Ka qenë vendim i vështirë patjetër, për shkak të qëndrimeve të ashpra që kam mbajtur, edhe i vetëm në katër vite, pavarësisht beteja që ne bëmë nga viti 2017-2021 pastaj u banalizua nga z. Berisha dhe ata që kishin qenë mbështetësit më të flaktë të z. Basha përballë meje që sot janë të Rithemelimi.
Ftesa që z. Basha më bëri mua dhe z. Kadilli është një akt politik. Kur ti fton kundërshtarin tënd më të ashpër për katër vite dhe i thua hajde të bashkëpunojmë, unë do ta vlerësoj këtë akt, përndryshe do të kisha gjëra personale dhe nuk merrem me politikë. Unë politikën e shoh si akt publik dhe jo si akt personal.
Në këtë partinë tonë, për fat të madh kemi edhe Preç Zogajn, një miku ynë i përbashkët ka përfunduar në katin e dytë të Drejtorisë së Policisë në vitin 1996, e kanë lënë për të vdekur Arben Imamin dhe unë kam qenë në krah të tij, në vitin 2002 dhe kur na është bërë ftesa në vitin 2001, kemi thënë jo për në PD se nuk ishte një akt politik, por një pazar listash në vitin 2001.
Ylli Rakipi: Ky nuk është pazar?
Edvin Kulluri: Nuk ka qenë pazar kthimi aleancistëve, i PDR-së, ishte rilegjitimim i PD-së. Kthimi i KOP-it dhe një riformatim politik e solli PD-në në pushtet. Unë këtë ftesë e shoh si reflektim.
Lini një Përgjigje