TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Tetor 2023, 16:23

“Gjatë demontimit shkeleshin të gjitha rregullat”, ish-përgjegjësi Veiz Muça: Në Gërdec vinin të gjitha llojet e artilerive, zjarri filloi nga saldimi

Shkruar nga Pamfleti

“Gjatë demontimit shkeleshin të gjitha rregullat”,

Ish përgjegjësi Veiz Muca është dëshmitari i radhës që është marrë sot në pyetje në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu mbi shpërthimin e depos së armëve në Gërdec. Ai ka treguar se në punë shkeleshin të gjitha rregullat.

Sipas tij kjo vinte nga babëzia e ministrisë për të demontuar sa më shumë armë dhe gjithashtu dhe babëzia e punëtorëve të cilët donin të tejkalonin normën për të marrë sa më shumë para.

Ai deklaroi se brenda repartit të demontimit ka pasur herë pas here zjarre të vogla por të cilat sipas tij janë fikur me fikse zjarri.

"Kam mbaruar shkollën e mesme ushtarake në Zallherr. Kam punuar punë të ndryshme në ndërtim dhe në ushtri kam qenë tek këmbësorja. Në Gërdec kam punuar nga 12 Qershori 2007-15 Mars 2008. Në pune me ka marrë Dritan Minxolli atë e njihja dhe i kam kërkuar punë. Ai më ka shpjeguar çdo gjë aty mendova se bëhej demontimi i fishekëve. Deliorxhin nuk e njoh e kam parë por ai s’ka pasur kontakt me mua. Fillimisht isha brigadier dhe kontrolloja punën e atyre që merreshin me shkarkimin e predhave.

Por ata i hidhni tutje dhe për këtë u zura me Dritanin. Pasi i thashë qe punëtorët nuk janë te kujdesshëm ai me shkarkoi nga aty dhe më dërgoi diku tjetër, po brigadier.

Aty vinin të gjitha llojet e artilerive, për predhat 100 mlm kishte një poligon ( blloku i betonit me vrima) pajisje tjera s’kishte. Zjarre të vogla ka pasur por janë fikur me fikset e zjarrit. Kishte njerëz të tjerë që merreshin me ato punë. Në Gërdec ishte baruti i dy ditëve pasi nuk kishte vend në kontejner për ta vendos dhe nuk ishte dërguar as në fabrikë.  Ditën e ngjarjes iku Dritani dola dhe unë porosita rojën të mos fuste njëri brenda.

Ngjarja ndodhi kur sapo isha largu 200 metra më poshtë. Zjarri ka filluar aty ku bëhej demontimi. Baruti transportohej me karroca. Kur prisheshin karrocat i riparonte ai Delu e kishte shpinë aty afër. Sipas asaj që më kanë tregu punëtorët zjarri ka filluar tek një karrocë me barut. Karroca i ishte prish djalit të atij Deliut. Ai e kishte dërgu në shtëpi dhe e kishte ngjit. Unë atë ditë s’i kam dhënë leje askujt. Deliu i thoshte drejtorit Dritanit që i saldonte ai karrocat nga dy tre në ditë që dëmtoheshin. Dua të them diçka "babëzia e ushtrisë për të sjellë sa më shumë municion dhe babëzia e punëtorë për të bërë sa më shumë punë për të arrit normën i shkelnin rregullat në punë. Të më thuash sot që të shkosh të bësh atë punë sikur 1 milion në ditë të më japin nuk shkoj më", tha ai.

gërdeci dëshmia ish përgjegjësit

Lini një Përgjigje