
Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për çështjen Gërdeci të vitit 2008 ku mbetën të vrarë 26 persona, për të cilën akuzohet ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Deri më tani tani në gjyq kanë dëshmuar Caje Çiku, ish punëtore në fabrikën e Gërdecit dhe Zabit Cuku ish-ushtarak, mbikëqyrës për ndarjen e predhave.
Çiku u shpreh se avokati i Fatmir Mediut, ish-ministër i mbrojtjes, ditën e sotme ka dhënë një deklaratë ndryshe nga ajo që dha në vitin 2008, duke shtuar se ata nuk kishin kontrata pune.
Mes të tjerash ajo tha se te fabrika punonte dhe i biri, asokohe 17-vjeç.
Çiku ka treguar detaje nga dita kur ndodhi tragjedia e Gërdecit. Ajo deklaron gjithashtu se aty nuk kishte mjete për të fikur zjarrin në rast rreziqesh.
Caje Çiku: Kam qenë e punësuar në Gërdec në qershor të vitit 2007-2008 tek predhat. Morëm vesh që kishin ardhur disa fishekë dhe shkuam për punë. Nuk kishim kontrata pune dhe nuk na kërkuan asnjë dokument. Përgjegjës kishim dhe puna bëhej në grupe. S’kishim mjete kundër zjarrit. Sapo hanim bukë mori flakë baruti. Në depo përdoreshin karroca por nuk e di kush i perdorte. Ne ishim brenda ndërtesës. Në 12:55 dëgjuam duke bërtitur njerëzit flaka. Kemi parë zjarrin qe ka rënë jashtë godinës dhe kemi ikur me vrap deri në Fushë Prezë. U dogja në kokë dhe dorë. Në Gërdec punonte dhe djali 17 vjeç, punonte me fishekët. Fatmir Mediun e njoh por aty nuk e kam parë. Avokati i Mediut kishte kundershti pasi në dëshminë e dhënë në vitin 2008 dhe ate të dhënë sot ka kundërshti.
Avokati: A kishte mjete për të fikur zjarrin?
Dëshmitarja: Jam pyetur nuk kishte mjete për të fikur zjarrin. Unë s'kam parë të bjerë zjarr herë tjetër, kam marrë vesh që dëmtoheshin karrocat, por ne ishim grup tjetër.
Avokati duke iu referuar dëshmisë së atëhershme të dëshmitares qe flet për valën goditëse e pyet: çfarë është vala goditëse?
Nuk e di thotë Caje. E pyet dy herë dhe deshmitarja nuk e shpjegon dot.
Avokati i Mediut: Zonja në dëshminë e parë ka shprehur që nuk u di kuptimin dhe kërkoj që të kundërshtohet dëshmia e parë e dhënë në atë kohë.
Ish ushtaraku Zabit Cuku: Kam qenë 20 – 30 metra larg barutit atë ditë. Ka qenë një sasi shumë e madhe baruti në shesh me ton mund të them. Veizi apo Vangjeli ishte ai qe ma ndante punët dhe mbi ta ishte Dritani (Minxolli). Kam përvojë në demontimin e minave detare, në Gërdec kam demontuar me forcën e krahut dhe çelës mekanik predha. Ditën e ngjarjes kishte shumë barut sepse grupi tjetër nuk e kishte marrë. U bëra vërejtje hiqni barutin se na erdhi ora e drekës. Në 12 pa ca kam dëgjuar një grua po bërtiste ka rënë zjarr. Kam parë tym të bardhë si ai i barutit dhe më pas u kam thënë punëtorëve të mi ikni dhe kam ikur me vrap.
Lini një Përgjigje