TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Tetor 2023, 13:57

Dosja ‘Gërdeci’ në SPAK, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut: Më ra një copë predhë në kokë, si ndodhi tragjedia

Shkruar nga Pamfleti

Dosja ‘Gërdeci’ në SPAK, zbardhet dëshmia e

Zabit Cuka, ish ushtaraku i cili punonte në fabrikën e demontimit të armëve, ka dëshmuar në procesin ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në lidhje me dosjen “Gërdeci’.

Në dëshminë e tij mësohet se Cuka është shprehur se ditën e shpërthimit, pa fillimisht tym të bardhë, që sipas tij vinte nga djegia e barutit.

Ish-ushtaraku në rezervë tha se kishte punuar për gati një muaj në Gërdec, si specialist demontimi.

“Na ftoi Sokol Ngjeci për demontim. Na organizoi një takim me Delijorgjin. Ne do ishim si skuadra e sigurimit teknik. Unë kisha 6-8 veta nën mbikëqyrje”, tha dëshmitari.

Sipas Cukut, për punën në Gërdec nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë. “Rregullore me gojë për punën pati, por jo me shkrim”, tha dëshmitari.

Ai pretendoi para gjykatës se ka pasur masa kundër zjarrit në punishte, për të paraprirë çdo rast rreziku.

“Ka patur masa kundër zjarrit”, deklaroi në sallën e gjyqit Cuku.

Në lidhje me ditën e ngjarjes, dëshmitari tha se kishte dëgjuar një zë gruaje “mori flakë” dhe gati 20-30 metër larg kishte parë tym të bardhë, që e kishte njohur si tym baruti.

I kërkova punëtorëve të iknin shpejt. U larguam për rreth 350 metra. Nga shpërthimi i dytë më ra një copë predhe në kokë, si edhe kam thyer këmbën”, tha dëshmitari.

Për shkakun e shpërthimit, Cuku tha se pas ngjarjes kishte dëgjuar se ishte shkaktuar nga ndezja e barutit në karrocën e sapo salduar. Mes të tjerash ai vijoi të tregonte për ditën e tragjedisë, ndërsa shtoi se gabim ishte fakti që në vendngjarje ishte grumbulluar shumë barut.

“Çdo ditë baruti grumbullohej në sheshin e madh. Pas kësaj kësaj faze largohej menjëherë. Atë ditë u grumbullua shumë në sasi të madhe. U bë shumë. Dhe nuk u largua. Ai ishte gabimi i asaj ditë”, tha ai.

Ndërkohë, seanca është ndërprerë për disa minuta, për të rinisur sërish. 15 vite pas shpërthimit të punishtes së demontimit të armëve në Gërdec, ish-ministri Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadrin ushtarak komandues.

Kujtojmë se në seancat gjyqësore për procesin ‘Gërdeci’, po thirren dëshmitarë, mes tyre edhe familjarë të viktimave.

 

gerdeci spak deshmi ish ushtarak

Lini një Përgjigje