
Gazetarja Anila Hoxha ka folur për disa nga çështjet më të nxehta të politikës sot, teksa ka paralajmëruar tronditje për tre kryebashkiakët e Partisë Socialiste.
Hoxha deklaroi për Top News emrat e tre kryebashkiakëve që ndodhen në një situatë të vështirë për shkak të hetimeve që SPAK ka hapur për ta.
Ndërkohë, gazetarja paralajmëron se kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli do të thirret në SPAK javën që vjen. Ajo tha gjithashtu se kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla do të thirret sërish në SPAK për shkak të çështjes së dëmshpërblimeve të tërmetit.
Hoxha ka deklaruar gjithashtu se Jorgo Goro, kryebashkiaku i Himarës do të thirret sërish në SPAK, përsa i përket tokave dhe tenderave në këtë bashki.
“Javën që vjen do të thërritet Rakip Suli në lidhje me çështjen për dëmshpërblimet për tërmetin. Edison Memolla është në situatë të vështirë, jo për çështjen e korrupsionit në zgjedhje, sepse për këtë çështje iu komunikua akuza dhe zyrtarisht është marrë i pandehur, por për shkak të çështjes së dëmshpërblimeve të tërmetit. Për shkak të disa dokumenteve të sekuestruara kanë përshtypjen që është në vështirësi përpara ligjit. Është gjithashtu në vështirësi, dhe ai u thirr javën e kaluar, por do jetë sërish në SPAK edhe kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro. Ka një hetim për sa i takon tokave por edhe tenderave në këtë bashki”, tha gazetarja.
Lini një Përgjigje