TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2024, 19:49

Gazetarja bën deklaratën e fortë: Gjuha shqipe, e dyta më e përdorura në aplikacionin SKY ECC

Shkruar nga Pamfleti

Gazetarja bën deklaratën e fortë: Gjuha shqipe, e dyta më e

Gazetarja Fatjona Mejdini ka deklaruar se gjuha e dytë më e përdorur në aplikacioni SKY ECC nga krimi i organizuar është gjuha shqipe.

“Gjuha shqipe ishte gjuha e dytë më e përdorur në SKY, kjo do të thotë se një numër i lartë i personave të krimit të organizuar e përdorin”, tha ajo.

Gazetarja ka folur edhe për aksionet e fundit të SPAK ndaj krimit të organizuar teksa tha se shumë shpejt pritet të dalin detaje të reja dhe të zbulohen më shumë lidhje nga grupet kriminale.

Ajo shtoi se SPAK po prek grupe kriminale që më parë nuk guxoje as tu përmendje emrin.

“Do ketë dosje të tjera. Lidhja mes politikës, krimit të organizuar dhe biznesit pritet të tregohet. Duhet të kuptojmë se ajo që ka ndodhur me sky është shumë e rëndësishme. Pritet të dalin më shumë detaje, të shohim më shumë në lidhje me grupet kriminale. Sky dhe EncroChat kanë dy vite që nuk përdoren më për shkak se u bënë të ditura.

Tani do bëhet më e vështirë për të kuptuar se çfarë lloj komunikimi kanë përdorur grupet kriminale. Kjo ka qenë goditje e fortë ndaj tyre sepse detajon të gjithë operacionet që ata kryenin. Është si të ishe në një tavolinë me to. Për një kohë të gjatë autoritetet i kanë pasur në vëzhgim. Po preken nga SPAK grupe kriminale që më parë nuk guxoje as tu përmendje emrin”, u shpreh Mejdini për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje