
Analisti Ben Andoni ka folur për situatën në të cilën ndodhet opozita dhe gjithashtu ka komentuar edhe sa i takon mundësive që ka Argita Malltezi për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
Andoni tha se nuk besonte se kjo mund të ndodhte, madje shtoi se edhe vetë ish-Kryeministri Sali Berisha nuk do e dëshironte një gjë të tillë.
“Berisha e njeh më mirë se kushdo tjetër PD-në, ai e ka të qartë se si do të funksionin gjërat në një parti që ndoshta mezi presin edhe largimin e ish-kryeministrit. Ka individë që kanë kontribute të shumta në këtë parti që presin apo shpresojnë të marrin drejtimin. Argita Malltezi nuk ka karizëm, Jorida Tabaku ka karizëm, përfaqëson një frymë të re, por do e ketë shumë të vështirë”, tha Andoni për News 24.
Ai shtoi se në qershor me shumë gjasa ish-Kryeministri Sali Berisha do të humbasë mandatin e deputetit, por ai mund të mbetet si President nderi dhe të vëzhgojë nga lart atë se çfarë ndodh në këtë parti.
Më tej, analisti tha se pjesa më e madhe e opozitës duket se është te Rithemelimi, por sipas tij ka një paqartësi idesh brenda Rithemelimit, veçanërisht pas bashkimit të grupimit të drejtuar nga Gazment Bardhi.
“Në raport me të huajt, Gazment Bardhi ka një tjetër qasje për të huajt dhe ndryshe flet për konsum të brendshëm”, u shpreh Andoni.
Lini një Përgjigje