
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Qani Xhafa nuk i ka mbyllur ende punët me drejtësinë pas aksidentit të ndodhur në 13 Mars të një viti më parë në bulevardin Qemal Stafa në Elbasan.
Bëhet me dije se gjykata e Elbasanit shpalli mos kompetencë lëndore për dosjen e tij duke ia deleguar Gjykatës së posaçme.
Kjo strukturë do të shqyrtojë faktet e mbledhura nga prokuroria e Elbasanit për deputetin e PD-së ku ndaj tij janë ngritur akuza e drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Për ta shqyrtuar këto rrethana është caktuar gjyqtari i posaçëm Erjon Çela.
kohën e ndodhjes së aksidentit Qani Xhafa ishte kandidat për deputet dhe në atë kohë dosja u hetua nga gjykata e rrethit.
Por pasi Luçiano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar bashkie automatikisht Qani Xhafa u fut në ulësen e parlamentit dhe tashmë çështja ndaj tij do të rishikohet në GJKKO./ Ora News
Lini një Përgjigje