TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2024, 12:45

Enrik Mehmeti interviston gazetarin amerikan Ravi Baichwal, mesazhi i veçantë për kolegët: Gazetaria bazohet te thënia e së vërtetës!

Shkruar nga Pamfleti
Enrik Mehmeti interviston gazetarin amerikan Ravi Baichwal, mesazhi i
Gazetari Enrik Mehmeti dhe gazetari amerikan Ravi Baichwal

Gazetari Enrik Mehmeti ka qenë i ftuar në disa media të rëndësishme amerikane, midis tyre Abc7, Sun Time, Public Media dhe shumë të tjera.

Një prej gazetarëve të njohur ka qënë dhe Ravi Baichwal, i cili është një prej gazetarëve kryesorë të televizionit ABC7 në Amerikë si ndër më të njohurit në botë. Ravi është gazetari që ka raportuar arrestimin e Sadam Hysein dhe shumë të tjera me rëndësi botërore.

Gazetari Enrik Mehmeti e ka intervistuar në studion ku ka nisur karrierën gazetarja e mirënjohur Oprah Winfrey në Chicago, ku gazetari ka dhënë disa mesazhe për gazetarët por jo vetëm.

Ai është shprehur se një nga gjërat më të bukura të gazetarisë është se e gjithë puna bazohet tek thënia e së vërtetës, tek gjetja e fakteve, tregimi i ngjarjeve dhe historive të njerëzve që lidhen me atë të vërtetë. Ai shton se kështu ndërtohet vendi, shoqëria dhe ndërgjegjësohen njerëzit që të kujdesen për njëri-tjetrin.

Një mesazh të bukur ka dhënë nga studio e lajmeve kryesore të ABC 7 dhe gazetarja e mirënjohur Cheryl Burton, një prej zërave më të njohur të gazetarisë botërore e cila sëbashku me Ravin premtuan se do ta vizitojnë shumë shpejt Shqipërinë.

 

 

enrik mehmeti gazetarin amerikan ravi baichwal gazetaria

Lini një Përgjigje