TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2024, 11:14

Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Bjellorusia po përdor fenë për të shkatërruar shqiptarët!

Shkruar nga Pamfleti

Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Bjellorusia po përdor fenë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Siç bëhet me dije nga mediat maqedonase ka mbetur i vrarë blogeri dhe reperi i njohur shqiptar Amar Ismani.

Bashkim Selmani ekspert i sigurisë në RMV tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se pas feja po përdoret nga bota e krimit dhe po ndikon në dëm të shqiptarëve në Ballkan.

Sipas tij, e gjitha e keqja e shqiptarëve vjen nga Bjellorusia në aspekti fetar, në aspektin kombëtar, nacional.

“Shpëlarja e parave që po rrotullohet në Ballkanin Perëndimor çka nënkupton që ka një qendër që prek dhe viktimizon individë dhe institucione. Edhe në aspektin fetar ka një qendër bazë që nuk e hetojmë se këtë duhet të bëjnë institucionet. E gjitha e keqja e shqiptarëve në Ballkan vjen nga Bjellorusia në aspekti fetar, në aspektin kombëtar, nacional. Ka disa pista që janë të rrezikuara siguria e shqiptarëve në Ballkan, por fatkeqësisht ajo ndihmohet nga shqiptarët vetë se institucionet tona nuk japin sqarime. Bjellorusia është qendra e bazës antishqiptare, sidomos në aspektin fetar”, tha ai.

Lini një Përgjigje