Ditën e sotme do të zgjidhet kreu i ri i SPAK, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
Adnand Xholi ishte i pari që mbërriti në KLP.
Mësohet se tashmë kanë mbërritur edhe 2 prokurorët e tjerë që janë në garë, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj.
Ndërkohë, prokurori Adnan Xholi po mban fjalën e tij si kandidat për kreun e ri të SPAK. Ai bëri një përmbledhje të punë së tij të nisur që nga viti 1997.
Prokurori Adnan Xholi paraqiti para anëtarëve të KLP-së disa prej hetimeve të tij kur ka qenë drejtues i Prokurorisë së Gjirokastrës, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe SPAK.
Ndër punët e tij, ai tregoi goditjen e një grupi kriminal që grabiste shqiptarët që vinin nga Greqia në vitin ’97. Një tjetër ishte edhe zbardhja e disa rrëmbimeve të biznesmenëve në Gjirokastër, po të njëjtin vit, ku u mbajtën peng për disa ditë.
"Jam emëruar në vitin 1999 si prokuror në Gjirokastër. Jam angazhuar në hetimin e çështjeve sensitive që kishin ndodhur në vitin 1997. Kam prezantuar rastin e vrasjes të quajtura si ‘vrasja e Glinës’ në vitin 1997, një grup kriminal i armatosur me shtrirje në aksin Vorë-Tepelenë kishin krijuar mekanizëm për të grabitur shtetasit shqiptarë që punonin dhe jetonin në Greqi, dhe u zinin kurth në pikën kufitare. Njëri nga anëtarët hiqej si taksist dhe bashkëpunëtorët e prisnin ne rrugë. Katër shtetas shqiptarë u vranë nga ky grup. Janë identifikuar autorët dhe janë dënuar të gjithë, për ekzekutorin kam kërkuar ’dënim të përjetshme’.
Dy çështje të tjera kanë të bëjnë me rrëmbimin e biznesmenëve. Dy biznesmenë u rrëmbyen, një në fshatin Peshkopi dhe një në qytetin e Gjirokastrës. I rrëmbyen për një periudhë 9-18 ditë, ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike. Duke i detyruar të hapnin varrin e tyre me qëllim të merrnin shumat monetare të kërkuara, ishin 100 mln dhrami.”, u shpreh Adnand Xholi.
Lini një Përgjigje