Gazetari Xhevahir Zhabina thotë që drejtuesi i ri i BKH-së do të vijë nga radhët e këtij institucioni, ku dy kandidatët më të mundshëm për t’u zgjedhur janë Joni Keta dhe Elton Kërluku.
Gazetari tha që pyetja e madhe është nëse një oficer i BKH-së mund të hetojë, apo të referojë, nëse dyshon se një prokuror i SPAK-ut po kryen një vepër të caktuar penale.
“Gara për drejtuesin e BKH-së është garë shumë e rëndësishme, që përcakton vazhdimësinë e drejtimit të këtij institucioni. Në bazë të informacioneve që unë kam deri më tani drejtimin e BKH-së se ka përcaktuar SPAK. Hajanaj s’ka qenë e bekuara e drejtuesve të SPAK. Këtë e tregon konflikti që ajo ka pasur me Krajën, një marrëdhënie që ka vazhduar me Dumanin. Me konfirmimin e 7 kandidaturave, është marrë rruga që do ketë drejtimi i BKH-së. Për mendimin tim drejtuesi i ri do jetë një emër që do vijë nga BKH-së. Dy janë ata që vijnë nga BKH, Joni Keta dhe Elton Kërluku.
Problemi më i madh në përplasjen mes SPAK dhe BKH-së është që ligji mund të lexohet ndryshe nga të dyja palët. Kjo mund të zgjidhet vetëm me një rregullim ligjor. BKH është shumë e rëndësishme për SPAK, që ta ketë në dorë për të drejtuar hetimet, siç i sheh një prokuror. S’e di a mund të zgjidhe me emërimin e një drejtuesi që do vijë nga radhët e BKH. Kam një pyetje të madhe që çfarë do të ndodhë, a mundet që një oficer i BKH-së të kryejë veprime hetimore, apo të referojë, për një prokuror të SPAK-ut, nëse dyshon që po kryen një vepër X.", tha ai.
Lini një Përgjigje