TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2025, 11:02

Elsa Ulliri kërkoi dorëheqjen nga gjykimi i aferës Partizani, Gjokutaj: Muhabete korridoresh, vendimi duhet të ishte marrë

Shkruar nga Pamfleti

Elsa Ulliri kërkoi dorëheqjen nga gjykimi i aferës Partizani,

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj foli për mediat pasi GJKKO shtyu seancën e parë gjyqësore për aferën Partizani.

I pyetur për kërkesën e gjyqtares Elsa Ulliri për t’u dorëhequr nga gjykimi i kësaj dosjeje, Gjokutaj tha se nuk ka dijeni për këtë kërkesë, teksa shtoi se Ulliri sot ka drejtuar seancën gjyqësore.

“Ajo ishte në seancë. Për sa kohë që një gjyqtare bën muhabete në korridore dhe vjen drejton seancën janë historira të tejkaluara. Unë se di këtë fakt, ajo sot ka drejtuar seancën gjyqësore. 10 ditë përpara që është bërë kjo kërkesë, nuk duhej lënë të vinte dita e gjykimit dhe do ishte marrë një vendim. Duhet të ishte marrë", tha ai.  

 

Lini një Përgjigje