Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ditën e sotme në orën 09:30 u paraqit në GJKKO ky do të shqyrtohet kërkesa e tij për revokim të masës së sigurisë, gjysmë ore para nisjes së seancës së parë gjyqësore për aferën “Partizani”.
Në një prononcim për mediat, Malltezi foli me të njëjtën gjuhë si të Berishës dhe sulmoi Prokurorinë e Posaçme, duke thënë se ka vepruar kundër tyre me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
“Antivlerat janë te strategjikët e Edi Ramës. Nga zhvillimi i pronës kemi paguar taksa, kurse Rama për miqtë dhe hajdutët e vet jep pa taks,. Nga zhvillimi i pronës kemi sistemuar 42 familje, ndërsa Edi Rama i përzë me dhunë, nga zhvillimi i pronës kemi bërë kopsht dhe çerdhe për banorët dhe kemi lënë për shkollën dhe gjimnazit. Asnjë nga këta nuk bën Rama, i fal tokën dhe vjedh tokat publike dhe private.
Të shikoni te materiali që mnejëherë pas urdhërit të ramës në kongresin e ps në prill 2022, prokurorët politikë kanë bërë 16 kërkesa brenda muajit. Edi rama i dha komandën SKAP-it dhe menjëherë vepruan. Do të përballemi me këtë çështje, por në thelb është çështje pa fakt penal se u nis me kallëzimin rremë të Taulant Ballës, vijoi me pretendimin e rremë të prokurorëve se nuk kishte asnjë ligj nomitativ, krejt ndryshe nga ligjet dhe VKM që bën Rama.", tha Malltezi për mediat.
Lini një Përgjigje