Seanca e parë zhvillohet në orën 10:00, ndërsa pak më herët, në 09:30, do të shqyrtohet kërkesa e Malltezit për lirimin nga arresti në shtëpi.
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për aferën “Partizani”.
Seanca e parë zhvillohet në orën 10:00, ndërsa pak më herët, në 09:30, do të shqyrtohet kërkesa e Malltezit për lirimin nga arresti në shtëpi.
Sali Berisha, dhëndri i tij dhe tre të akuzuarit e tjerë përballën për herë të parë në bankën e të akuzuarve si të pandehur në një proces penal. Nuk dihet nëse Berisha do të jetë apo jo i pranishëm në seancë apo do të përfaqësohet nga avokatët.
Dosja do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh të caktuar me short Elsa Ulliri kryesuese, Bib Ndreca dhe Rudina Palloi anëtarë të trupit gjykues. Asnjë nga të pandehurit nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, çka do të thotë që do të jetë një proces i gjatë.
Ndërkohë, gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri. Në orën 10:00 nis seanca në themel ku pritet të mësohet edhe vendimmarrja mbi kërkesën e gjyqtares. Nuk dihet ende nëse është pranuar apo jo kërkesa.
Dosja kaloi për gjykim më 19 maj, pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit.
Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Fatmir Bektashi është i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ortaku i Malltezit dhe trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja, dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë dërguar edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.
Sali Berisha ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në prokurori, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, është në arrest shtëpiak.
Lini një Përgjigje