TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2025, 07:15

Ulen temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Ulen temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme.

Më të theksuara paraqiten në zonat malore verilindore juglindore, por nuk priten reshje.

Orët e vona të mbrëmjes do të risjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të shënojë 15°C në zonat malore, por edhe mesdita sjell rritje të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 37°C në Jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Lini një Përgjigje