
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se ligji për sigurinë në plazhe është shumë i rëndësishme për shumë ngjarje që kanë ndodhur dhe për të ruajtur sistemin e plazheve pasi kemi shpesh humbje jete.
Në një intervistë për "Ora News", Softa tha se kërkohet më shumë rregull dhe siguri gjatë sezonit pasi ka shumë problematika që prej kohësh nuk gjejnë zgjidhje si, roja i plazhit, ose distanca e mjeteve lundruese nga bregu.
"Ligji për sigurinë në plazhe është shumë i rëndësishme për shumë ngjarje që kanë ndodhur dhe për të ruajtur sistemin e plazheve pasi kemi shpesh humbje jete, ku shumë mjete lundruese tejkalojnë perimetrin e sigurisë. Roja i plazhit është shumë i rëndësishëm ku çdo plazh duhet të ketë një person dhe mjetet e nevojshme.
Pjesa më e madhe e plazheve kanë ose mosha të vjetra, ose djem të rinj që bëjnë detyra të tjera si shërbesa në bare apo marrin paratë e plazheve. Një roje në distancë me mjete kontrollon distancën ose shef notarët. Është edhe ndihma që jepet pasi dikush del nga uji", tha ai për "OraNews".
Lini një Përgjigje