TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2025, 20:00

Fshati Hoshtimë u përfshi nga flakët, prefekti i Vlorës: 90 përqind e zjarreve janë të qëllimshme

Shkruar nga Pamfleti

Fshati Hoshtimë u përfshi nga flakët, prefekti i Vlorës: 90

Prefekti i qarkut të Vlorës, Plator Nesturi tha se 90% e zjarreve janë të qëllimshme.

Nesturi u shpreh se ka qenë reagimi i menjëhershëm nga të gjitha strukturat, edhe nga bashkitë e tjera të cilat kanë dhënë ndihmën e tyre, pasi zjarri rrezikoi banesa në Hoshtimë, Kerkovë dhe Bestrovë.

Prefekti ka kërkuar një reagim më të ashpër ndaj piromanëve që vendosin zjarre dhe shkaktojnë situata të tilla.

I ndihmuar dhe nga era zjarri përparoi duke djegur bimësi dhe shkurre, por dhe zonën e varrezave të fshatit kryesisht me qiparisa. Ndërkohë, u aktivizuan edhe Forca e Armatosur, nga ku një helikopter u nis për të ndërhyrë nga ajri dhe për të shuar flakët që po i afroheshin zonave të banuara.

Lini një Përgjigje