
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në tregun ambulant në zonën e plazhit në Durrës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të përbërjes së tregut, i cili është ndërtuar kryesisht me struktura llamarine dhe materiale të lehta. Në këtë treg ndodhen mbi 20 dyqane të vogla, që funksionojnë gjatë sezonit veror dhe shërbejnë për pushuesit dhe banorët e zonës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë mjetet zjarrfikëse të qytetit, të cilat po punojnë për të neutralizuar flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme.
Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, por dyshohet që mund të jetë i qëllimshëm për t’i hapur rrugë ndërtimeve të reja ose aksidental si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike dhe kushteve jo të sigurta të tregut.
Edhe vitet e kaluara, ka pasur shpërthime zjarri të përsëritura në këtë treg, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe funksionimin e tij.
Lini një Përgjigje