
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha se zjarri masiv që ra në kodrat pranë fshatit Hoshtimë dyshohet se ka ardhur nga varrezat.
Ai u shpreh, se mund të ketë qenë një gabim njerëzor ai që e ka shkaktuar zjarrin, megjithatë hetimet do të vazhdojmë.
“Ka qenë një zjarr masiv edhe reagimi ka qenë masiv dhe në kohë reale nga të gjitha strukturat shtetëror nga forcat zjarrfikëse, Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura dhe nga ajri. Patjetër që do të ketë hetim për zjarrin nga strukturat, ndërsa mund të themi i qëllimshëm apo gabim njerëzor këtë do ta përcaktojnë hetimet”, tha kryebashkiaku Dredha.
Ndërkohë, në terren janë angazhuar të gjitha strukturat për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Banorët e dy banesave të fshatin Hoshtimë janë evakuuar.
Lini një Përgjigje