
Mësohet se ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve në kodrat pranë fshatit Hoshtimë në Vlorë.
Zjarri i cili ka rënë në fshatin Hoshtimë po përhapet edhe më tej, i favorizuar edhe nga era. Ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit, ndaj ka nisur ndërhyrja me helikopter nga ajri
Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por situata mbetet në ndjekje. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen katër mjete zjarrfikëse, forcat e FNSH si dhe banorë të zonës.
Lini një Përgjigje