
Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani” u shty për më 21 korrik, pas mungesës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas prokurorit Arben Kraja, shtyrja u kërkua me arsyetimin se Berisha nuk ishte njoftuar zyrtarisht për seancën.
Pas përfundimit të seancës, Jamarbër Malltezi e ka cilësuar procesin gjyqësor si një farsë të shtetit.
Malltezi u shpreh se janë shkelur procedurat, pasi kreu i PD Sali Berisha nuk u njoftua për seancën të paktën 10 ditë më parë se ajo të mbahej, siç parashikohet në Kodin e Procedurës Penale, por thirrja për të ka ardhur vetëm ditën e premte.
“Ne jemi të gatshëm të përballemi në çfarëdo lloj dite. Sot ka filluar farsa, ne do vazhdojmë. Njoftimi për zotin ka ardhur të premten, sipas kodit të procedurës duhet të vinte para 10 ditësh. Që nga kjo ne shohim se shteti po bën farsa, sepse shteti, policia e kishte njoftimin që para dy javësh, por solli ta sillte para dy ditësh. Policia ka gënjyer dhe e ka sjellë të premten”, tha Malltezi në një deklaratë për mediat.
Lini një Përgjigje