TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Qershor 2025, 10:25

Gjyqi për aferën "Partizani", Berisha nuk shkon në seancën e parë në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi për aferën "Partizani", Berisha nuk shkon në

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili do të përballej me drejtësinë lidhur me aferën “Partizani”, nuk është paraqitur në seancën e sotme në GJKKO.

Mësohet se i pranishëm do jetë vetëm avokati i tij, Genc Gjokutaj. Të pranishëm gjithashtu janë dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Xhimi Begeja, i cili akuzohet për veprën penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

Prokuroria përfaqësohet nga prokurori Arben Kraja, ndersa Enkelejda Millonai nuk është paraqitur për arsye shëndetësore.

Gjatë seancës, Elsa Ulliri i është drejtuar Malltezit: "Keni firmosur një shkresë për fletë thirrje për seancën e sotme, a ka marrë dijeni Berisha?". Malltezi i është përgjigjur duke i thënë se 'nuk ka informacion në lidhje me këtë'.

Lini një Përgjigje