TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2025, 12:40

Gara për ‘FBI-në shqiptare’, 7 kandidatët për kreun e BKH-së zhvillojnë testin e poligrafit; nesër faza e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Gara për ‘FBI-në shqiptare’, 7 kandidatët për

Është mbyllur edhe faza e katërt për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Të enjten dhe të premten është zhvilluar testi poligrafit. Në Akademinë e Policisë të 7 kandidatët iu nënshtruan testit të së vërtetës.

Gjatë monitorimit të poligrafit kandidatët iu përgjigjen pyetjeve provokuese. Specialistët e poligrafit, një prej të cilëve mësohet se ka mbërritur nga jashtë, ka vlerësuar reagimin e disa indikatorëve si pulsi djersitja.

Të hënën kandidatët janë njoftuar për të zhvilluar fazën e fundit të intervistës me gojë, përballë komisionit që monitorohet edhe nga disa përfaqësues të misioneve të ShBA dhe BE.

Kandidatët në garë për kreun e BKH janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nanodhe Joni Keta.

Lini një Përgjigje