TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Prill 2025, 19:25

Gara për Drejtorin e RTSH/ Këshilli Drejtues hedh poshtë procesin e paraardhësve, nisin procedurat nga fillimi; rihapen aplikimet

Shkruar nga Pamfleti

Gara për Drejtorin e RTSH/ Këshilli Drejtues hedh poshtë procesin

 

Këshilli i ri Drejtues i Televizionit Publik vendosi të nisë nga e para garën për Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH. Anëtarët e sapo zgjedhur anuluan të gjithë procedurën e kryer nga paraardhësit e tyre, për shkak të shkeljeve që Kuvendi gjeti. 

Këshilli Drejtues vendosi me të gjithë votat e anëtarëve të rrëzojë procedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Një procedurë e pezulluar më 30 janar pas kërkesës së Komisionit parlamentar të Medias. 

Po në këtë mbledhje të mbajtur këtë të martë Këshilli drejtues vendosi të rihapë garën me procedurat që rinisin nga e para. 

Të gjithë të interesuarit do të duhet që deri më datë 15 prill, të paraqesin pranë Radio Televizionit Shqiptar dokumentet e kërkuara sipas procedurave ligjore që mund të gjenden në faqen zyrtare të RTSH dhe më pas në një mbledhje të dytë Këshilli Drejtues do ti shqyrtojë ato. 

Gjithashtu ditën e sotme një pikë tjetër e rëndësishme e mbledhjes ishte edhe miratimi i projektbuxhetit të Radio Televizionin Shqiptar.

Lini një Përgjigje