TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Prill 2025, 18:11

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ-ja krijon zyrë për monitorimin e rrjeteve sociale!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ-ja krijon zyrë për monitorimin e rrjeteve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ngritur një zyrë për monitorimin e rrjeteve sociale të kandidatëve për deputetë gjatë fushatës, për shkelje të mundshme të Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit. 

Qëllimi i këtij vendimi është krijimi i një Strukture të Posaçme dhe të specializuar për monitorimin dhe mbikëqyrjen e fushatës zgjedhore online.

"Objekti i këtij vendimi përcakton: monitorimin e fushatës zgjedhore online; periudhën e monitorimit të fushatës; detyrat dhe përgjegjësitë e Strukturës së Posaçme; mënyrën e verifikimit", thuhet në dokumentin e KQZ. 

Kjo strukturë do të përbëhet nga një numër prej katër specialistësh pjesë përbërëse e administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Një specialist do të angazhohet në kontrollin e Raporteve të Monitorimit të përditshëm të ngarkuara në Platformën Elektronike të Raportimit Financiar (PERF), të ngarkuara nga monitoruesit e terrenit. 

Ndërkohë, 3 të tjerë do të ushtrojnë kontrolle të aktiviteteve të fushatës zgjedhore të kryera nga subjektet zgjedhore në rrjetet sociale dhe zhvillimin e veprimtarive të ndaluara të publikuara.

 

Lini një Përgjigje