
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke folur për Megaoperacion e policisë që solli shkatërrimin e grupit të Laert Haxhisë, ka treguara edhe dy arsyet kryesore se pse Artan Tafani ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.
Në një intervistë për “Real Story”, Karamuço tha se arsyeja e para është dënimi që ai merr vetëm për grabitjen e Exchange-it në Tiranë, që shkon deri në 20 vjet dhe arsye e dytë është se grupi i Laert Haxhiut është shpërbërë tanimë.
“Së pari dua të falenderoj dy personat që si rrallë herë kanë drejtuar një operacion, si Tonin Vocaj dhe Neritan Nallbatio. Të dy këto kanë shumë kohë që merren me këta persona. Për vrasje, shkatërrim pronash me eksploziv, gjobvënie e të tjera. Tafani ka qenë e skeduar fillimisht për vrasje në tentativë dhe vrasje në bashkëpunim, por jo vetë ekzekutor.
Kur dolën kamerat për grabitjen në Tiranë, ai u identifikua dhe u pa që ishte person i grupit të Haxhiut dhe policia priti, iu vendos një aplikacion i ri që ka policia, që të lokalizon fiks dhe më pas policia e ka ndaluar në një servis makinash. Aty policia ka gjetur dy makina të tjera në të cilat janë gjetur prova biologjike për dy vrasje. Duke vërtetuar që ka qenë Tafani, e kanë arrestuar dhe më pasi ai është “thyer” nga kuptim emocional dhe ka pranuar të bashkëpunojë.
Dy janë arsyet kryesore që ai ka pranuar ta bëjë këtë gjë, e para sepse vetëm për grabitjen në Astir, ai rrezikon deri në 20 vite burg dhe e dyta sepse grupi i Laert Haxhiut është shpërbërë. Haxhiu është i arrestuar në Janinë dhe ekstradimi i tij nuk është pranuar, pasi i rrezikohet jeta nga kundërshtari i tij,Aldo Bare, por ai mund të lirohet shpejt, pasi akuzat ndaj tij janë të lehta.
Tanimë po dalin ngjarje dhe prova të reja dhe mësohet se policia po punon edhe me EUROPOL, pasi Haxhiu konsiderohet i rrezikshëm për gjithë Europën”, tha Karamuço.
Lini një Përgjigje