TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shtator 2023, 18:49

Zbërthimi i mesazheve në “SKY”, paralajmëron Karamuço: Të përfshirë deputetë, ministra, ish-ministra dhe oligarkë

Shkruar nga Pamfleti

Zbërthimi i mesazheve në “SKY”, paralajmëron

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar ditën e sotme detaje të reja në lidhje me hetimet mbi dosjen “Metamorfoza”.

I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Karamuço deklaroi se në këtë dosje janë të përfshirë shumë persona, që janë politikanë, anëtarë dhe ish-anëtarë të qeverisë, si dhe pjesëtarë të sistemit gjyqësor.

Më konkretisht, ai foli për një person me pseudonimin “tigri”, për të cilin tha se është një person i fuqishëm që punon në sistemin gjyqësor.

Ka të përfshirë politikanë, deputetë, ministra, ish-ministra, oligarkë, anëtarë të pushtetit gjyqësor, edhe drejtues nga sistemi gjyqësor. Nuk mund të jap më shumë informacion, por di se është një listë shumë e gjatë. Janë dosje nga të cilat do marrin dënimin e merituar shumë persona të cilët janë persona publikë dhe ne i respektojmë pa të drejtë. Të dhënat nga më të ndryshmet, duhen përkthyer kodet. Aty është një person që e ka pseudonimin tigri, është një person i fuqishëm që punon në sistemin gjyqësor dhe duhet bërë identifikimi i tij”, tha Karamuço.

Lini një Përgjigje