TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shtator 2023, 16:13

Situata në Veri, Meta: Rama të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Situata në Veri, Meta: Rama të heqë dorë nga ndërhyrja

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasditen e sotme në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili e krahasoi situatën në veri të Kosovës me gjendjen në Donbas.

Meta përmes një postimi në rrjetin social ka dënuar deklaratat e kreut të qeverisë dhe thekson se gjendja në veri të Kosovës është administruar me profesionalizmin më të lartë nga policia dhe institucionet e shtetit të Kosovës.

Ndër të tjera ai thekson se Rama duhet që të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës.

Dënoj me forcë deklaratat e kryeministrit Rama dhe paralelizmat që ai bën për Veriun e Kosovës me situatën në Donbas.

Gjendja shumë e rënduar në Veriun e Kosovës është  administruar me profesionalizmin më të lartë nga policia dhe institucionet e shtetit të Kosovës.

Ne mbështesim plotësisht autoritetet kushtetuese të Republikës së Kosovës, të cilat po ushtrojnë të drejtat e tyre në ruajtje të rendit publik, territorit dhe sovranitetit të vendit.

Kërkesa e Ramës për vendosjen e Veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it është thjesht përsëritje e mesazheve dhe tezave të Vuçiçit, për ta konsideruar Veriun e Kosovës një konflikt të ngrirë, duke i bërë shërbim projektit Serb të ndarjes së Kosovës, ndërkohë që Republika e Kosovës është sot një shtet i pavarur, demokratik, multietnik, i njohur në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri i Shqipërisë duhet të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës.

Detyra e tij kushtetuese dhe përgjegjësia e tij është që të dënonte rreptë agresorët dhe provokuesit serbë dhe t'i kërkonte Serbisë njohjen e Kosovës, si dhe nënshkrimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit”, shkruan Meta.

meta rama kosove

Lini një Përgjigje