Prokurorët po reflektojnë sugjerimet e Gjykatës e Posaçme Antikorrupsion që për dosjen e sterilizimit, që kërkoi ndjekje penale ndaj dy ish-ministrave Shkëlqim Cani dhe Ilir Beqaj.
Kështu ka deklaruar ditën e sotme kreu i SPAK, Altin Dumani para gazetarëve.
“Nuk përjashtohet mundësia në çdo kohë të ketë persona të tjerë nën hetim. S’kam koment për vendimin e gjyqtarit. Vijon të jetë nën hetim nga dy prokurorët e çështjes (Edvin Kondili e Eneid Nakuçi). Kam ushtruar kompetencat e mua si drejtues i prokurorisë sa më takon ligji. Sa i takon hetimit pasuror, është praktikë në SPAK që kryhet si për veprën penale të korrupsionit edhe për krimin e organizuar, është hetim paralel”, tha Dumani.
Një muaj më parë, GJKKO la në fuqi masat e sigurisë të vendosura ndaj tetë personave të pandehur për koncesionin e sterizilimit.
Ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj kërkoi zbutje të masës nga arrest me burg në një më të lehtë duke ofruar garanci pasurore, por gjyqtarja Etleva Deda refuzoi.
Njësoj veproi edhe për Ilir Rrapajn , biznesmeni i koncensionarit të “Sani Service”, i cili sipas SPAK dyshohet se përpara firmosjes së kontratës kishte njohje me ish ministrin e Shëndetësisë me të cilin udhëtoi përmes Rinasit në tre raste.
Por tetë të dyshuarit e SPAK për të cilët gjykata i aprovoi masat janë që të gjithë anëtarë të komisionit. Njëri ndër ta edhe i moshuari Petref Mersini që u përball për herë të parë në jetën e tij me drejtësinë.
Lini një Përgjigje