Ditën e sotme, Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një dalje për mediat ka dhënë detaje në lidhje me megaoperacionin e zhvilluar në disa qytete, ku janë lëshuar 15 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 12.
Rrumbullaku bëri me dije se janë zbardhur 6 vrasje të bujshme në Shqipëri dhe dy në Greqi.
Më tej ai theksoi se janë zbardhur dhe tre raste të vjedhjes së pronës me dhunë, tre raste të sigurimit të kushteve për vrasje.
Një nga krimet e zbardhura që tashmë do të ketë një autorësi dhe ajo e atentatit me eksploziv në lokalin e reperit të njohur Rigels Rajko, Noizy.
Teksa bëri një rezyme të krimeve të kryera nga banda e Laert Haxhiut, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, deklaroi se ky grup është përgjegjës për vendosjen e tritolit në lokalin e shtetasit Bashkim Rajku, babai i reperit Noizy.
Më 8 qershor 2022 banda e Laert Haxhiu i vuri eksplozivin lokalit dhe dyqanit të babait të reperit Noizy, Bashkim Rajkut. Autorët që i vendosën tritol janë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Gëzim Spahiu (Arapi) dhe Erisian Abedini.
Rreth 100 gr tritol shpërtheu në bizneset e reperit të njohur Rigels Rajku, njohur me emrin e artit "Noizy". Dëmet materiale në dyqanin e veshjeve dhe lokalin që ndodhen në katin e parë të e të dytë të një pallati pranë zonës bregdetare të Durrësit ishin të mëdha. Lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të biznesit dhe ishte ndezur me fitil përcjellës, thanë burimet e policisë.
Lini një Përgjigje