TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shtator 2023, 16:42

I dërguari i SHBA “zbarkon” në SPAK: Luftoni korrupsionin, keni mbështetjen tonë në çdo hap

Shkruar nga Pamfleti
I dërguari i SHBA “zbarkon” në SPAK: Luftoni korrupsionin,
Dumani-Wisner

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një tjetër mbështetje Prokurorisë së Posaçme. Sot i Ngarkuari me Punë David Wisner ka zbarkuar në SPAK ku ka takuar prokurorët dhe anëtarë të Byrosë së Hetimit.

Ai ka deklaruar se kjo punë kërkon guxim dhe pasion, teksa ja u bëri të qartë prokurorëve se kanë mbështetjen e SHBA për të goditur korrupsionin në të gjitha nivelet.

SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar”, njoftoi ambasada.

 

Lini një Përgjigje