TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shtator 2023, 17:08

“Athina nuk na intimidon dot për Belerin”, Dumani: Kemi ministra e deputetë nën hetim, po shkojmë drejt shembullit rumun

Shkruar nga Pamfleti

“Athina nuk na intimidon dot për Belerin”, Dumani: Kemi

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në një takim jo formal me gazetarët këtë të enjte ka dhënë detaje në lidhje me disa dosje që janë të bujshme në vendin tonë.

Dumani në këtë takim ka folur për herë të parë edhe në lidhje me çështjen “Beleri”, ku ka pasur përplasje të shumta mes Athinës dhe Tiranës.

Pyetjes nëse ndihen presion për shkak të presioneve të Athinës që ka bërë ndaj Tiranës në lidhje me dënimin e Belerit, ai ka theksuar se çështja po ndiqet me qetësi dhe SPAK nuk është i intimiduar.

“Nuk jam prokuror i çështjes. SPAK nuk ndihet aspak i intimiduar. Çështja po ndiqet me qetësi. Ka kaluar çështja në tre shkallë gjyqësori. Është njësoj si çdo i pandehur tjetër, për sa kohë i ka siguruar të gjitha garancitë proceduriale”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket inceneratorit të Fierit ai thekson se vendimet e GJKKO-së janë të drejta dhe këtë sipas Dumanit e tregojnë edhe faktet pasi në burg për këtë është një ish ministër dhe një ish deputet.

Kreu i SPAK para gazetarëve ka thënë edhe se drejtësia jo vetëm po ndjek modelin e Rumanisë, por do e tejkalojë një gjë të tillë.

“Pse jo, edhe mund ta tejkalojmë”, tha Dumani

Gjithashtu në këtë takim jo formal Dumani ka diskutuar edhe për çështjen e “Gërdecit” dhe nëse do të hetohet Rama për skandalin 'Mc Gonigal'. Dumani ka deklaruar se në lidhje me çështjet kriminale mund të hetohen ish ministra ish dhe ish zv. Kryeministra.

spak dumani beleri

Lini një Përgjigje