TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shtator 2023, 17:15

Dalin pamjet brenda ambienteve të SPAK, prokuroria e “mbytur” nga dosjet; fashikujt të vendosur edhe në dysheme (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Dalin pamjet brenda ambienteve të SPAK, prokuroria e “mbytur”

Numri i dosjeve në Prokurorinë e Posaçme duket se ka arritur majat. Sot i dërguari i SHBA në vendin tonë David Wisner ka zbarkuar në SPAK ku ka takuar prokurorët dhe anëtarë të Byrosë së Hetimit.

Ai ka parë ambientet e SPAK dhe në foto e shpërndara nga ambasada, shihet se si dosjet hetimore janë mbi tavolina, mbi dollapë dhe madje mbi dysheme.

Dalin pamjet brenda ambienteve të SPAK, prokuroria e “mbytur”

SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar”, njoftoi ambasada.

Dalin pamjet brenda ambienteve të SPAK, prokuroria e “mbytur”

Dalin pamjet brenda ambienteve të SPAK, prokuroria e “mbytur”

 

 

spak dosje

Lini një Përgjigje