
Policia ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një megaoperacion të koduar ‘Kurrë mos harro’, ku pas rrëfimeve të penduarit të drejtësisë Artan Tafani janë zbardhur 19 ngjarje kriminale, mes tyre 6 vrasje.
Lidhur me këtë operacion, Drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda tha në studion e Report Tv se hetimi po vijon dhe se mund të ketë edhe arrestime të personave të tjerë që mund të jenë të përfshira në këto ngjarje.
“Hetimi është në vazhdim, edhe person atë tjerë mund të jenë të implikuar apo dhe këta persona mund të kenë kryer edhe vepra të tjera penale. Kemi edhe prova shkencore që do analizohen nga grupi hetimor. Ka shume prova për tu administruar, hetimi do përfshijë dhe persona të tjerë që mund të arrestohen”, tha Proda.
Kujtojmë Tafani ka zgjedhur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ndërsa aktualisht pas deklarimeve të tij Policia dhe FNSH kanë ndërmarrë një aksion të gjerë në disa qytete për të shoqëruar personat, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarje kriminale.
Lini një Përgjigje