
Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka komentuar deklaratën e Ramës për situatën në veri të Kosovës, i cili tha se KFOR-i duhet të marrë në kontroll vendin.
Shabani i cilësoi të gabuara deklaratat e kryeministrit Rama dhe tha se KFOR nuk mund të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.
“Unë besoj që deklarata që Veriu duhet të merret në kontroll nga KFOR-i nuk është në avantazh të Kosovës, sepse tregon që Kosova nuk e ka kapacitetin për ta administruar zonën vetë, ndërkohë që në fakt ne pamë që Kosova e menaxhoi këtë situatë, problemi këtu qëndron me Serbinë. Ajo që ndodhi në Kosovë tregoi dy gjëra, e para që marrëveshja për Asociacionin bëhet e pamundur sepse shpallja e ditës së zisë nga Serbia për vrasjen e terroristëve, tregon pak a shumë që këta kanë një mbështetje shtetërore nga mbrapa dhe kjo ngre dyshime se për çfarë e duan komunat serbe Asociacionin. E dyta ajo që ndodhi këto ditë në Kosovë vë në pikëpyetje të gjitha idetë bazë mbi të cilat Edi Rama ka promovuar Ballkanin e Hapur,” u shpreh Shabani për "Euronews Albania".
Lini një Përgjigje