
Analisti Lorenc Vangjeli duke komentuar operacionin “Kurrë Mos Harro” që zbardhi disa ngjarje kriminale ka paralajmëruar se është zbërthyer një tjetër ‘telefon’ nga platformat digjitale të komunikimit Sky ECC dhe EncoChat.
Në një intervistë për “Report Tv”, ai paralajmëroi se të dhënat që do të dalin nga ai telefon do të tronditin vendin.
“Ju e nisët me titullin drejtësi e të penduarve. Është dhe një i “penduar” tjetër, telefoni, po e them në mënyrë metaforike. Platformat e dekriptimit që kanë nisur nga 2020 dhe ne shqiptarët ndoshta kemi qenë përdoruesit e dytë më të mëdhenjtë. Unë po ju them diçka që shpejt do bëhet publike një telefon i ri ka filluar të flasë. Një telefon i ri është zbërthyer dhe është një thesar i vërtetë për kureshtjen e publikut. Ka dhënë indicie drejt të cilit mund të shkohet drejt informacione që mund të trondisin.
Kësaj radhe është shumë herë më lart. Emri i operacionit të fundit asgjë nuk harrohet në këtë rast mund të thuhet asgjë nuk mbulohet. Të dhënat do jenë tronditëse”, tha ai
Lini një Përgjigje