TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Korrik 2023, 13:45

Fredi Beleri në burg, ambasadorja greke kërcënon sërish Shqipërinë: Të lirohet sa më shpejt!

Shkruar nga Pamfleti

Fredi Beleri në burg, ambasadorja greke kërcënon sërish

Ambasadorja greke, Konstandina Kamitsi ka bërë sërish një thirrje për çështjen Beleri.

Kamitsi ka kërcënuar drejtësinë shqiptare që të lirojë sa më shpejt Fredi Belerin, i cili vijon të jetë në burg për blerje votash.

Në fjalën e saj ambasadorja Konstandina Kamitsi u shpreh se Beleri duhet të betohet si kryebashkiak e të nisë punën në krye të Bashkisë së Himarës.

"Shpresoj se drejtësia do të bëjë punën e saj duke zbatuar parimet e shtetit të së drejtës dhe veçanërisht prezumimit të pafajësisë dhe shumë shpejt Fredi Beleri dhe do betohet dhe do të marri përsipër detyrat e tij të reja në drejtimin e bashkisë Himarë", tha ambasadorja.

Kujtojmë se Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në qeli kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin. Për të disatën herë atij i rrëzohet kërkesa për masë më të butë sigurie se sa arresti në burg.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit ku doli edhe fitues për Bashkinë e Himarës. Ai ra në pranga për korrupsion pasiv në zgjedhje, me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, teksa ky i fundit u lirua në fillim të qershorit, për shkak të gjendjes shëndetësore.

ambasadorja greke fredi beleri shqiperi kercenim

Lini një Përgjigje