TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Korrik 2023, 11:08

Kishin ‘zaptuar’ hapësirën publike, policia bastis plazhin e Himarës; e pësojnë 3 persona

Shkruar nga Pamfleti

Kishin ‘zaptuar’ hapësirën publike, policia bastis plazhin

Tre persona janë proceduar penalisht në Himarë, pasi kishin ‘zaptuar’ hapësirat publike në plazhe.

Mësohet se shtetasit me iniciale R. I., L. C., dhe E. A., kishin vendosur çadra dhe shezlongë në hapësira publike për t’i shfrytëzuar me qëllim fitimin.Uniformat blu kanë sekuestruar 37 çadra dhe 68 shezlongë.

Njoftimi i policisë:

Operacioini ka nisur nga Dhërmiu dhe gjatë ditës së parë të këtij operacioni, u konstatuan 3 raste të pushtimit të hapësirave publike për t’i shfrytëzuar me qëllim fitimin.

Gjatë operacionit u sekuestruan 37 çadra dhe 68 shezlongë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-R. I., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 15 çadra dhe 30 shezlongë;

-L. C., banuese ne Tirane, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 12 çadra dhe 24 shezlongë;

-E. A., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 10 çadra dhe 14 shezlongë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i paregjistruar”.

Operacioni “Plazh i lirë” vijon.

himarë policia bastis plazhin

Lini një Përgjigje