Analisti Plator Nesturi e konsideroi të drejtë ndërprerjen e procesit të votimit në Rrogozhinë në momentin që një qytetare fotografoi votën.
Ndërkohë sa i takon kërkesës së komisionerëve për të larguar median, Nesturi tha se jo gjithçka duhet marrë negativisht.
“Kjo mund të bëhet dhe për të cilësuar situatën. Në një farë mënyre ka një sens edhe tolerimi, edhe në arsyetim kur bëhet. Nuk duhet t’i marrim gjërat majë për majë", u shpreh Nesturi.
Ndërkohë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se fotografimi i votës përbën një shkelje të rëndë të ligjit penal, ka sanksione dënimi që shkojnë deri në 3 vjet.
“Do të marrim të gjithë informacionin e mundshëm në lidhje me këtë çështje. U bëj thirrje të gjithë votuesve që ti shmangen çdo lloj joshje nga subjektet për tu treguar atyre se për kë kanë votuar", deklaroi ai.
Lini një Përgjigje