TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2023, 11:07

"Në QV ka persona të paautorizuar", nënkomisionerja e KQZ: Fotografimi i votës, shkelje e ligjit!

Shkruar nga Pamfleti

"Në QV ka persona të paautorizuar", nënkomisionerja e

Lealba Pelinku, nënkomisionere e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka komentuar votimin në Rrogozhinë dhe rastin e fotografimit të votës nga një qytetare.

Në një prononcim për mediat, Pelinku tha se lidhur me fotografimin e votës, komisioni duhet të mbajë procesverbal dhe se personat e paautorizuar të cilët qëndrojnë jashtë qendrave të votimit janë në shkelje të ligjit.

“Nga informacionet që kemi në të gjitha qendrat e votimit, po kryhet elektronikisht, ka vijuar normalisht. Komisioni duhet të mbante procesverbal në lidhje me rastin. Në 4 QV e kam vënë re se ka persona prezencën e personave të paautorizuar që nuk duhet të gjenden aty. Edhe unë e hasa këtë problematikë, personat e paautorizuar nuk duhet të rrinë jashtë qendrave të votimit, ne e kemi caktuar rregullin, kushdo tjetër është në shkelje të ligjit”, tha Lealba Pelingu.

 

kqz vota

Lini një Përgjigje