TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2023, 10:45

Zjarr në kuvertën e një anije në portin e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në kuvertën e një anije në portin e Durrësit

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer ditën e djeshme në një peshkatore në proçes riparimi në portin detar të Durrësit.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur dje, në ish kantierin detar në portin e Durrësit, në mjediset e brendshme dhe në kuvertën e një anije, ku është dashur ndërhyrja e 3 mjeteve zjarrfikëse për të shuar flakët.

Mirëpo atëherë kur u mendua se zjarri ishte shuar, një vatër aktive shpërtheu në flakë sërish pas 30 minutash. Ndërsa zjarrfikësit rindërhynë dhe zjarri u shua, duke bërë të mundur që asnjë njeri të mos lëndohej.

Rreziku i shpërthimit të anijes ishte i madh për shkak të presionit të gazrave të grumbulluar në mjediset e brendshme por edhe për shkak të vapës së madhe.

Ende nuk ka një raport për shkakun e zjarrit por mendohet se është nxitur nga ndonjë shkëndijë elektrike nga saldatriçja që mund të ketë ndezur lëndën përzjerëse të bojës së vajit që siç e quajnë diluent.

zjarr porti i durresit anije

Lini një Përgjigje