TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2023, 11:25

Pasaportat e reja/ Ministria e Brendshme apel qytetarëve: Pas kësaj date nuk mund t’i përdorni dot më kuponët e 'Aleat'

Shkruar nga Pamfleti
Pasaportat e reja/ Ministria e Brendshme apel qytetarëve: Pas kësaj
Ministria e Brendshme

Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023.

Nga data 1 Gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.


“Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” janë të angazhuara të garantojnë standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit“, thuhet në njoftim.

Prej 1 Gushtit 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”, ndërsa çmimi i kuponëve do të jetë i njëjtë.

ministria e brendshme afati i fundit aplikimit për pasaporta

Lini një Përgjigje