
Mes përplasjeve me SPAK, shumë dokumente shihen duke dalë nga Kryeminsitria
Teksa SPAK i ka shkuar te dera, lëvizje të dyshimta janë vënë re në Kryeministri. Ditën e sotme, një furgon i bardhë mallrash është vendosur te hyrja kryesore dhe është ngarkuar plot me dosje.
Në video shihen disa persona që mbajnë dosje e dokumente në duar dhe i fusin në furgon. Nuk dihet se ku janë dërguar dokumentet, por pamjet janë bërë publike nga përfaqësues të “Shqipëria Bëhet” që qëndrojnë para godinës.
“Pyetje: Ku po shkojnë këto dosje dhe ç’fshihet brenda tyre? Se ç’më kujton një rast të ngjashëm të spastrimit që u bë një vit më parë në Bashki, kur po arrestohej Lali”, shkruan Edona Haklaj.
Largimi i dosjeve vjen në një kohë kur përplasjet mes Ramës dhe SPAK-ut janë shtuar ndjeshëm. Madje edhe BKH ka arritur të trokasë në Kryeministri, ku vetë Rama e pranoi se ka pasur përplasje me ta, sepse nuk donin të dorëzonin armët.
Nga ana tjetër, largimi i dokumenteve vjen në një kohë kur GJKKO la në fuqi pezullimin e zv/kryeministres Balluku dhe, për pasojë, GJKKO mund të shkojë edhe te vetë Kryeministri dhe të kërkojë një masë të tillë. Megjithatë, duhet theksuar se nga institucionet dalin shumë dokumente, shumica arkivohen. Në këtë rast, ende nuk ka një reagim zyrtar.
Në të sëmës do të shkojnë të gjithë , majtas e djathtas. Ata që shkatërruan Shqipërinë dhe shqiptarët do të vihen përpara përgjegjësisë, askush nuk do t’ i shpëtojë drejtësisë. Shqipëria e shqiptarvëve dhe jo e tradhëtarëve. Shqipëria nuk është pronë private e asnjë politikani.
Amund te hetohete dosja dedi bar kafe
Po i mba veshet perpjet plaku mere.Dy her e dogji shqiperin ai.Kujton se do ta votoj populli bashke me liken.
ndoshta nje skenar per eskalim te teatrit politik RAMA SALI...si skenari 21 janarit per djegje kryeministrie...qe te trembin PERNDIMIN DHE AMERIKANET....te rivrasin njerez duket e pamundur se do i barazonte dyshen RAMA SALI si te njejtit fytyra ne zanat...pavarsisht qe sfaktohet drejtesisht jane e njejti model ne menaxhmin e pushtetit ....ne stadin aktual GOGOL duket vetem SALIU vrases....AJDUTI RAMA duket ajdut i mire qe te zbraz xhepat dhe te mer jeten ne heshtje si vrases i babezitur ne hije....se kush eshte me i keqi ska rendesi ....demi eshte i njejte...sic duket laku po ngushtohet dhe fundi i tyre eshte afer...prandaj shtojne dozen e teatrit ....me molotov i doli boja....duhet djegur kryeministria....dhe heqja e dosjeve dhe ruajtja e tyre eshte detyre e shtetit....godina velen vetem per teatrin dhe regullohet prape....teatri se po djegim SHQIPRIN dhe ju AMERIKANET duhet te trembeni dhe te na pranoni ne dyshen RAMA SALI si te vetmit qe mund te mbajme nen kontroll kte vend....do deshtojne nese eshte pregatitur ky teater dhe skenar...per te vetmen arsye se lufta e vertete nuk behet me njerez te blere dhe shumica e njerzve nuk i ndjekin kta manipulues 35 vjecare....dhe shumica eshte ajo qe vuan dhe vendos fitoren ne kte loje.....dhe jo pakica bythlepirse qe eshte ajo qe paguhet ne realizim skenaresh te tilla....kjo eshte nje hamendje skenari ...ndoshta jo ....por dicka po gatuhet....