TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2026, 14:47

Padia e Erion Veliajt, gjykata cakton datën e seancës ndaj Ols Dados

Shkruar nga Pamfleti
Padia e Erion Veliajt, gjykata cakton datën e seancës ndaj Ols Dados
Ols Dado dhe Erion Veliaj

Gjykata Administrative ka vendosur datën 3 prill për shqyrtimin e padisë që kryebashkiaku Erion Veliaj ka paraqitur kundër prokurorit Ols Dado.

Përmes shortit, çështja i ka kaluar për shqyrtim gjyqtarit Hazbi Balliu. Veliaj dorëzoi kërkesë-padinë më 23 janar, ku kërkon shpalljen e pavlefshme në mënyrë absolute të dekretit të emërimit të Dados si prokuror.

Në padi, Veliaj argumenton se emërimi nuk respekton kërkesat ligjore, pasi sipas tij Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Ai pretendon gjithashtu se Presidenca nuk ka kryer verifikimet e nevojshme për këtë kriter, çka sipas tij e bën dekretin të paplotë në aspektin ligjor.

Në të njëjtën kërkesë, Veliaj i drejtohet edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të marrë vendim për shkarkimin e Dados nga detyra.

Seanca e 3 prillit pritet të trajtojë këto pretendime në themel.

 

padia e erion veliajt

Lini një Përgjigje