TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2026, 11:13

Banorët e Gramzës në protestë, bllokojnë aksin që lidhet me autostradën Thumanë-Kashar: Rregulloni rrugën

Shkruar nga Pamfleti
Banorët e Gramzës në protestë, bllokojnë aksin qëBanorët e Gramzës në protestë, bllokojnë aksin që
Banorët e Gramzës në protestë, bllokohet aksi që lidhet me autostradën Thumanë-Kashar: Rregulloni rrugën

Banorët e disa fshatrave në Thumanë ndërprenë për rreth një orë qarkullimin në rrugën që i lidh me aksin Thumanë-Kashar, pranë Gramzës, për të kërkuar ndërhyrje në infrastrukturë.

Protestuesit denoncuan gjendjen e një segmenti rreth 500 metra të gjatë, i cili sipas tyre ka pësuar dëmtime të shumta dhe nuk ka marrë asnjë ndërhyrje. Asfalti i dëmtuar dhe gropat e hapura kanë vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe kanë rritur rrezikun për aksidente, ndërsa drejtuesit raportojnë dëme të përsëritura në mjete.

Banorët kërkuan rikonstruksion të plotë të rrugës dhe ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse. Ata paralajmëruan se do të vijojnë protestat nëse situata nuk merr zgjidhje.

“Është bërë rruga katastrofike, e kanë lënë në mëshirë të fatit. Do ta vazhdojmë protestën derisa të shtrojnë rrugën”, tha një prostestues.

“Kjo është gjëja më thjeshtë që po kërkon populli. Duam të hyjmë edhe në Europë ne, po hyhet kështu në Europë”, tha një protestues tjetër.

“Këtu nuk vë dorë shteti fare. këtu kalon gjithë veriu, do të vazhdojmë protestën deri sa të rregullohet rruga. Jemi të detyruar ta bllokojmë sepse ka më shumë se gjashtë muaj që është në këtë gjendje. Këtu kalohet veç me tank, se nuk kalohet as me mjete të vogla as të mëdhaja”, u shpreh një tjetër.

Në tubim mori pjesë edhe Aulon Kalaja, i cili kërkoi reagim të menjëhershëm nga autoritetet për zgjidhjen e situatës.

“Ju është nxirë jeta gati 1 vit. Janë 3 mijë banor, 3 fshatra, që iu nxihet jeta çdo ditë. Duhet të durojnë baltën por dhe trafikun. Mirë që kalojnë këtu, por pse nuk e shtrojnë? Sa kanë marrë vesh që do të bëhej protestë, dhe kanë hedhur çakull. Po pse çakulli e zgjidh hallin? Jo Duhet asfalt rreth 25 cm i lartë. Infrastruktura në këtë zonë është katastrofë. Protesta është legjitime dhe ata janë në të drejtën e tyre. Jo me asfalt elektoral se sa bie shiu, shpërbëhet.”, tha Kalaja.

Banorët e Gramzës në protestë, bllokojnë aksin që

thumane kashar banoret ne proteste gramez

Lini një Përgjigje