Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ të drekës, ku ndër të tjera, veçojmë:
Bilanci i protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme. 21 të plagosur, po aq të arrestuar, përfshirë edhe të mitur.
Nga mazhoranca reagime të forta, që e cilësojnë sulm të organizuar kriminal kundër Policisë nën drejtimin e PD-së...
Nga kjo e fundit po reagojnë në delir duke falënderuar protetuesit për suksesin e arritur.
Nga ana tjetër, protesta ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja. Kanë qenë më shumë ato britanike që i kanë dedikuar artikuj mëngjesin e sotëm.
Ambasada amerikane në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të fortë për tentativat e Edi Ramës në raport me drejtësinë, duke e kushtëzuar këtë me marrëdhënien SHBA-Shqipëri.
Në Hagë, vijon sot seanca përmbyllëse ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku fjalën do ta ketë mbrojtja e Hashim Thaçit, për t'ja lënë vendin pritjes që përcakton nisjen e seancave të gjykimit të dosjes për të dhënë edhe dënimet për secilin, ndërkohë që pretenca e para dy ditëve ka kërkuar 180 vite burg për 4 të akuzuarit.
Nga bota, ngjarje të rënda makabre janë shënuar në Turqi dhe Kanada.
Ndërsa Donald Trump i ka lëshuar mesazhin e fundit Iranit për t'u bërë bashkëpunues në gjetjen e një marrëveshjeje të përbashkët.
Lini një Përgjigje