TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2026, 14:58

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë Ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë Ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist Gjolek Guci dhe tre zyrtarë të tjerë për shkelje në një tender prej 493 milionë lekësh për ndërtimin e ujësjellësit rajonal në Memaliaj.

Hetimet kanë zbuluar favorizime për operatorë të caktuar dhe shkelje të barazisë në procedurë.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj, duke refuzuar rekursin e tij për deklarim të rremë të pasurisë.

Nga Italia vijnë dy ngjarje tragjike: Familja Kola, që humbi katër anëtarë nga helmimi me monoksid karboni në banesën e tyre në Porcari, kthehet në Shqipëri për t’u përcjellë për në banesën e fundit.

Ndërkohë, identifikohet 32-vjeçari Leonard Fjora që humbi jetën në provincën e Bolonjës, pasi automjeti i tij u përplas me një kamion mbeturinash dhe u përfshi nga flakët.

Në sektorin e krimeve të organizuara, Guardia di Finanza shkatërroi një bandë shqiptare të trafikut të kokainës me bazë në Foligno.

Nga operacioni u arrestuan shtatë persona, përfshirë pesë shqiptarë, dhe u sekuestruan 68 kilogramë kokainë, e ambalazhuar me marka luksoze si “Lacoste” dhe “Ferrari”.

Hetimi zbuloi se një biznesmen shqiptar përdorte restorantin e tij si fasadë për pastrimin e parave.

Nga Hagë, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiç, ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm dhe se provat e Prokurorisë Speciale nuk arrijnë të provojnë fajësinë e tij përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.

Ai argumentoi se Thaçi nuk ka qenë në Kosovë gjatë pjesës së përmendur në aktakuzë dhe se komunikimi i anëtarëve të UÇK-së ka ndodhur përmes deklaratave publike, jo përmes një sistemi tërësisht të centralizuar komandimi.

Gjithashtu, në procesin e vrasjes së Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli ka kërkuar të takohet me fëmijët e tij në Suedi dhe me biznesmenin Behgjet Pacolli, por kërkesa e dytë nuk u miratua.

Murseli bashkë me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën akuzohen për vrasje me motive hakmarrjeje dhe për përfitim financiar, ndërsa një i katërt, që ua shiti armën, pranoi fajësinë.

Turqia tronditet nga një ngjarje tragjike: një 35-vjeçar, i dënuar më parë me katër vite burg, del nga burgu dhe vret ish-gruan, të ëmën, të bijën dhe më pas vetëvritet.

Ndërsa në Kanada, një sulm në një shkollë shkakton 10 të vdekur dhe mbi 25 të plagosur; autori u ekzekutua në vendngjarje dhe motivi i sulmit mbetet i paqartë.

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje